1545
Muttefekun alejhi
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka kaluar pranë dy varreve dhe ka thënë: “Këta dy janë në adhab (duke u dënuar). Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre), kurse në të vërtetë është mëkat i madh (tek All-llahu). Njëri prej tyre është përcjellës i fjalëve të huaja (shpifës), kurse i dyti nuk është ruajtur nga pikat e urinës.” Dijetarët kanë thënë: “Kuptimi i “Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh” d.m.th. i madh sipas tyre, dhe është thënë edhe: “e madhe është lënia e tyre.”
Ky është një nga transmetimet sipas Buhariut.