Rijadus-Salihin · Hadithi 1551

Ndalimi i gënjeshtrës
1551 Muttefekun alejhi

Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Personi tek i cili gjenden këto katër cilësi është hipokrit i mirëfilltë, kurse tek i cili gjendet një prej tyre, ai zotëron cilësi të hipokrizisë derisa nuk e shporr atë: -kur i besohet diçka, tradhton, -kur flet, gënjen, -kur premton, mashtron, dhe -kur është në konflikt, sillet jomoralisht.”