Rijadus-Salihin · Hadithi 1580

Ndalimi i spiunimit dhe i përgjimit
1580 Hadith sahih. Ebu Davudi me sened sipas sharteve të Buhariut dhe Muslimit

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se njëherë i sollën një njeri për të cilin i thanë. “Ky është filani, mjekrra e tij pikon verë.” (Ibni Mes’udi) Ka thënë: “Neve na është ndaluar ta hulumtojmë dhe ta spiunojmë njëri-tjetrin, por nëse diçka paraqitet haptazi, atëherë ne për të dënojmë.”