Rijadus-Salihin · Hadithi 1583

Ndalimi i nënçmimit të muslimanit
1583 Transmeton Muslimi

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet kush ka në zemrën e tij sa një atom mendjemadhësi.” Një njeri tha: “Vërtet njeriu dëshiron që rrobat dhe mbathëset të jenë të bukura.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu është i Bukur dhe e do të bukurën. Mendjemadhësia është refuzim i pranimit të së vërtetës dhe nënçmim i njerëzve të tjerë.”