Rijadus-Salihin · Hadithi 1596

Ndikimi i numërimit dhe i theksimit të mirësisë ndaj dikujt e të ngjashme
1596 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Me tre vetë All-llahu Ditën e Gjykimit nuk do të flasë; as nuk do t’i shikojë, as nuk do t’i pastrojë nga mëkatet. Për ta është caktuar dënim i dhimbshëm.” Transmetuesi ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tri herë i përsëriti këto fjalë.” Ebu Dherri ka thë-në: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur. Kush janë ata, o i Dërguari i All-llahut?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Zgjatësi (ai që i lësh-on poshtë rrobat apo flokët në shenjë mendjemadhësie), ai që i numëron mirësitë e veta dhe ua mban në hundë personave që u ka bërë mirë dhe ai që mallin e tij të pavlefshëm e shet duke u betuar rrejshëm.”

Në një transmetim të Muslimit thuhet: “El-Musbilu” (i cili lëshon) është shtuar edhe fjala “izarehu” (rrobat e tij) d.m.th. “ai që lëshon rrobat dhe gunën e tij më poshtë se nyejt e këmbëve nga mendjemadhësia.”