Rijadus-Salihin · Hadithi 1598

Ndalimi i lavdimit dhe i persekutimit të personave të tjerë
1598 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kur një njeri thotë: ‘Është shkatërruar njerëzia’, ai është më i shkatërruari.” Ky ndalim i gjykimit është për atë që këtë e bën nga vetë-simpatia personale, duke e përjashtuar veten nga shkatërrimi, i cili i nënçmon të tjerët dhe ngrihet mbi të tjerët. Ky është haram. Sa i përket atij që i vëren mungesat e njerëzve në punët fetare dhe këtë gjykim e shqipton nga kujdesi për botën dhe për fenë, atëherë nuk ka vërejtje. Kështu këtë e shpjeguan dhe e sqaruan dijetarët. Ndër imamët tjerë është edhe: Malik b. Enesi, Hattabijju, Humejdiju etj.

Ky është kuptimi nëse “ehlekuhum” lexohet në trajtën superlative, e nëse lexohet si folje “ehlekehum”, atëherë kuptimi i pjesës së dytë të hadithit është: Edhe ai është një nga ata të cilët i dëmtojnë, edhe ai i dëmton (me gjykimin e tij).