Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ai ka kaluar pranë disa djelmoshave nga fisi Kurejsh, të cilët e kishin vendosur një shpend për ta qëlluar dhe e qëllonin me shtiza. Kush nuk e qëllon-te, ia jepte shtizën e vet pronarit të shpendit. Kur panë Ibni Ume-rin, djelmoshat u shpërndanë, kurse Ibni Umeri u tha: “Kush bën kështu? All-llahu e ka mallkuar atë që bën kështu. Vërtet i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka mallkuar çdokë që merr krijesë të gjallë për cak që qëllohet me diçka.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 1608/1
Për ndalimin e mundimit të robit, kafshës, gruas dhe fëmijëve pa arsye të sheriatit apo më tepër nga ajo për edukatë
1608
Muttefekun alejhi
1608
Muttefekun alejhi
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një grua do të dënohet për shkak të ma-ces. E ka mbyllur në shtëpi, derisa ka ngordhur, e për këtë do të hyjë në zjarr. As s'e ka ushqyer, as nuk i ka dhënë ujë kur e ka mbyllur, as nuk e ka lëshuar që të ushqehet vetë me zvarritësit dhe insektet e tokës.”