Rijadus-Salihin · Hadithi 1611

Për ndalimin e mundimit të robit, kafshës, gruas dhe fëmijëve pa arsye të sheriatit apo më tepër nga ajo për edukatë
1611 Muslimi me të gjitha këto transmetime

Nga Ibni Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një ditë unë e rraha robin tim me kamxhik, kur papritmas dëgjova një zë pas vetes: “Dije o Ebu Mes’ud!” - por unë nuk e kuptova zërin nga hidhërimi. Pasi m’u afrua zëri, ai ishte i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., që më tha: “Dije, o Ebu Mes’ud, se All-llahu është më i fuqishëm se ti sesa ti mbi këtë djalosh (rob).” Atëherë unë i thashë: “Unë më kurrë nuk do ta rrah robin tim.” Në një trans-metim thu-het: “Më ra kamxhiku nga frika e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”. Në një transmetim thuhet: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai është i lirë nga robëria për hir të All-llahut.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Po mos ta kishe bërë këtë, sigurisht, zjarri do të të digjte, ose, do të kapte zjarri.”