Rijadus-Salihin · Hadithi 1613

Për ndalimin e mundimit të robit, kafshës, gruas dhe fëmijëve pa arsye të sheriatit apo më tepër nga ajo për edukatë
1613 Transmeton Muslimi

Nga Hisham b. Hakîm b. Hizam r. anhuma transmetohet se ai ka hasur në Damask një grup njerëzish nga Nabatejët, të cilët qëndronin në diell kurse në kokat e tyre hidhej yndyrë, e ai ka thënë: “Ç’është kjo?” Thanë: “Po dënohen për shkak të haraxhit.” Në një transmetim thuhet: “Janë mbyllur për shkak të xhizjes.” Atëherë Hishami ka thënë: “Dëshmoj se kam dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut duke thënë: “Vërtet All-llahu do t’i dënojë ata që i dënojnë njerëzit në këtë botë.” Pastaj shkoi te sunduesi dhe i tregoi ç’ka dëgjuar nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Sunduesi urdhëroi që menjëherë Nabatejët të lirohen, dhe i kanë liruar.”