1621
Muttefekun alejhi
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ruhuni nga shtatë të këqija të mëdha!” (As’habët) kanë thënë: “O i Dërguari All-llahut, cilat janë ato mëkate?” Ka thënë: “T’i bësh All-llahut shok në adhurim, sihri, vrasja e dikujt e që All-llahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, ngrënia e kamatës, pasurisë së bonjakut, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja për amoral të besimtares së devotshme dhe të ndershme.”