Rijadus-Salihin · Hadithi 1634

Ndalimi i shikimit të gruas së huaj dhe personave të bukur, pa arsye të sheriatit
1634 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih

Nga Ummi Selemete r. anha transmetohet të ketë thënë: “Kam qenë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e aty ishte edhe Mejmuneja, e madje erdhi edhe Ibni Ummi Mektumi. Kjo ka ndodhur pasi na është urdhëruar mbulesa (hixhabi).” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mbulohuni nga ai!” Ne kemi thënë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk është ai i verbër, nuk na sheh as nuk na njeh!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “A jeni ju të dyja të verbta? A po e shihni ju atë?”