1638
Transmeton Muslimi
Nga Burejde r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ata që mbesin në shtëpitë e tyre duhet t’i respektojnë gratë e luftëtarëve që janë larg nga shtëpitë e tyre, siç i respektojnë nënat e tyre. Njeriu që obligohet se do të kujdeset dhe do ta respektojë familjen e luftëtarit jo të pranishëm dhe këtë besim e shkel në cilëndo formë, në Ditën e Gjykimit do të dalë para vëllait të tij luftëtar dhe do t’i jepet e drejta luftëtarit të marrë nga veprat e mira të joluftëtarit ç’të dojë derisa të kënaqet.” Pastaj i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u kthye nga ne dhe tha: “E ç’mendoni tani!”