1657
Muttefekun alejhi
Nga Ebu Katade r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur dikush nga ju e kryen nevojën e vogël, assesi mos ta kapë me dorën e tij të djathtë organin për derdhjen e ujit, po ashtu mos ta kryejë pastrimin pas nevojës së madhe me dorën e tij të djathtë dhe assesi mos të fryjë në enën (me ushqim).”
Për këtë çështje ka hadithe të shumta dhe të vërteta.