1732
Ebu Davudi dhe Nesaiu, hadith sahih me sened të Sahihajnit
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush me (betimin me) All-llah-un kërkon nga ju mbrojtje, mbrojeni! Kush lut diçka me (betimin me) All-llahun, jepjani! Kush ju thërret, përgjigjuni! Kush ju bën ju ndonjë të mirë, shpërblejeni atë. Nëse konstatoni se shpërblimi nuk është i mjaftueshëm, bëni lutje për të derisa të shihni se i ka plotësuar kriteret tuaja.”