Rijadus-Salihin · Hadithi 1846

Libri i rrëfimeve dhe spiritualiteteve
1846 Transmeton Buhariu

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Derisa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte i ulur në një ndeje me njerëzit, erdhi një beduin dhe i ka thënë: “Kur do të jetë çasti i fundit (es-sä’at)?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. vazhdoi të flasë dhe nuk ia vuri veshin pyetjes. Disa njerëz thanë: “E ka dëgjuar ç’ka thënë, por e ka qortuar ç’ka thënë ai.” Disa njerëz të tjerë thanë: “As nuk e ka dëgju-ar.” Kur e mbaroi fjalimin e tij tha: “Ku është ai që pyeti për çastin e fundit?” Beduini ka thënë: “Ja ku jam, o i Dërguari i All-llahut!” Ai ka thënë: “Kur të keqpërdoret amaneti, prite çastin e fundit!” Beduini vazhdoi: “Si keqpërdoret emaneti?” Ka thënë: “Kur çështjet me rëndësi t’u besohen atyre që nuk janë kompetentë, pritni çastin e fundit.”