Rijadus-Salihin · Hadithi 1863

Libri i rrëfimeve dhe spiritualiteteve
1863 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Më ka marrë për dore i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ka thënë: “All-llahu e ka krijuar tokën të shtunën, kurse malet në të i ka krijuar të dielën, drurin e ka krijuar të hënën, e qortimin (mekruhin) e ka krijuar të martën, dritën e ka krijuar të mërkurën, kurse të enjten i ka shpërndarë kafshët, e Ademin a.s. e krijoi pas ikindisë ditën e premte në fund të krijimit.”