Rijadus-Salihin · Hadithi 1868

Libri i rrëfimeve dhe spiritualiteteve
1868 Transmeton Buhariu

Nga Auf b. Malik b. Tufejl transmetohet se Aishes r. anha i kanë thënë se Abdull-llah b. Zubejri r. anhuma ka thënë për një shitje ose dhuratë që ia pati dhënë Aishja r. anha: “Për All-llahun, ose Aishja r. anha do ta ndërpresë këtë, ose unë sigurisht nuk do t’i flas, do ta shkëpus lidhjen me të.” Kur këtë e dëgjoi Aishja, ka thënë: “A e ka thënë këtë ai?” Të pranishmit kanë thënë: “Po!” Ajo ka thënë: “Ky është zotimi im se nuk do të flas kurrë me Ibni Zubejrin!” Ibni Zubejri i ka dërguar emisarët e vet për ndërmjetësim tek Aishja r. anha, pasi ndërprerja u zgjat. Ajo ka thënë: “Jo, për All-llahun, nuk do ta pranoj ndërmjetësimin kurrë, as që do ta thyej zotimin tim.” Pasi kjo u zgjat, Ibni Zubejri u foli Misver b. Mahreme dhe Abdurrahman b. Esved b. Abdi Jeguthit dhe u tha: “Ju betohem në All-llahun që të më çoni deri tek Aishja r. anha, sepse nuk e ka patur të lejuar të zotohet për shkëputjen totale me mua!” Shkuan Misveri dhe Abdurrahmani dhe kërkuan leje të hyjnë dhe thanë: “Es-selamu alejki ue rahmetullahi ue berekatuhu, a mund të hyjmë?” Aishja ka thënë: “Hyni!” Ata kanë thënë: “Të gjithë ne?” Aishja ka thënë: “Po, hyni të gjithë ju!” Ajo nuk e ka ditur se me ta është Ibni Zubejri. Pasi hynë, Ibni Zubejri hyri pas perdes, e përqa-foi dhe filloi ta lusë dhe të qajë. Misveri dhe Abdurrahmani po ashtu e lutën, ndërsa ajo nuk foli me Ibni Zubejrin dhe nuk e pranoi atë. Ata kanë thënë se vërtet Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka ndaluar që po vepron ti me refuzimin e shkëputjes. Për muslimanin nuk lejohet t’i ndërprejë lidhjet me vëllanë e tij më shumë se tri netë. Pasi ata theksuan dhe përmendën këtë gjë, ajo i ndërpreu përmendjet e tyre dhe qau duke thënë: “Unë jam zotuar, kurse zotimi është çështje e rëndë”. Ata vazhdimisht, këmbëngulnin derisa ajo i foli Ibni Zubejrit. Pastaj ajo liroi 40 robër për shkak të zotimit të saj. Më vonë, kur përmendej zotimi i saj, ajo qante aq shumë, sa lotët lagnin mbulesën e saj.” 364 363