Rijadus-Salihin · Hadithi 204

Urdhëresa për ta përmbushur emanetin
204 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tri: kur flet, gënjen; kur premton, nuk e përmbush premtimin dhe kur diçka i besohet, ai të tradhton.”

Në një transmetim thuhet edhe: “Po edhe nëse agjëron, fal namaz dhe pohon se është musliman.”