Rijadus-Salihin · Hadithi 248

Mbulimi i turpeve të muslimanëve dhe ndalimi i përhapjes së tyre pa ndonjë arsye të domosdoshme
248 Transmeton Buhariu

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ia sollën Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një njeri që kishte pirë (alkool) dhe tha: “Rriheni!” Ebu Hurejra ka thënë: “Të gjithë e rrahën; dikush me dorë, dikush me këpucë, e dikush edhe me rroba!” Pasi u nis, disa njerëz i thanë: “All-llahu të turpëroftë!” (Pejgamberi) Tha: “Mos thoni kështu, mos i ndihmoni djallit kundër tij.”