254
Muttefekun alejhi
Nga Ummi Kulthum bint Ukbe Ebi Muajt r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Nuk është gënjeshtar ai që vendos rregull dhe paqe (paj-ton) mes njerëzve, pastaj përcjell lajme të mira ose flet mire.”
Në transmetimin e Muslimit shtohen këto fjalë: “Nuk e kam dëgjuar (Alejhisselamin) të lejojë diçka nga bisedat e njerëzve siç ishte në këto biseda për luftën dhe pajtimin mes njerëzve, biseda e burrit gruas së tij dhe biseda e gruas ndaj burrit të saj.”