Rijadus-Salihin · Hadithi 296

Furnizimi i familjes
296 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Abdull-llahu (e thuhet Ebu Abdurrahmani) Thevban ibn Buxhdudi, rob (mevla) i të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., transmetohet se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Paraja më e vlefshme të cilën e shpenzon njeriu është ajo që e shpenzon për familjen e vet, paraja të cilën e shpenzon për mbajtjen e kafshës për (luftë) në rrugë të All-llahut dhe paraja të cilën e shpenzon për shokët e tij në rrugë të All-llahut.”