341
Muttefekun alejhi
Transmetohet nga Ebu Bekrete Nufej ibn el-Harith r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë tri herë: “A doni t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nëse i përshkruhet All-llahut shok (shirk) dhe mos-dëgjimi i prindërve.” Ishte (ulur) i mbështetur, pastaj u drej-tua dhe tha: “Vini re, edhe rrena, edhe dëshmia e rrejshme”, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë saqë thamë: “Ah, sikur të heshte!”