Rijadus-Salihin · Hadithi 344

Ndalimi i keqtrajtimit të prindërve dhe i ndërprerjes së lidhjeve farefisnore
344 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Muhammed Xhubejr ibn Mut’imi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i ndërpret lidhjet.” Sufjani në transmetimin e tij, thotë: “Do të thotë lidhjet familjare.”