Rijadus-Salihin · Hadithi 367

Vizita e njerëzve të mirë, qëndrimi me ta, shoqërimi dhe dashuria e tyre, thirrja e tyre për vizitë, për t’u lutur për ty dhe vizita e vendeve të rëndësishme (islame)
367 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shembulli i qëndrimit me njerëz të mirë dhe me njerëz të këqinj është sikurse shitorja e miskut (parfumeria) dhe farkëtorja. Shitësi i miskut ose të jep ose të shet, ose së paku prej tij kundërmon erë e këndshme. Kurse farkëtari ose t’i djeg teshat, ose prej tij do të vijë erë e pakëndshme (nga thëngjilli).”