Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u nis (për rrugë), kurse Muadhi i kishte hipur (devesë - kalit) pas shpinës së Pejgamberit, e ai i tha: “O Muadh!” (Muadhi) Tha: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut (Lebbejke ve sa’dejke)!” (Pejgamberi) Tha: “O Muadh!” Tha: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut” - tri herë - (Pejgamberi) Tha: “Nuk ka asnjë njeri (rob) i cili dëshmon me zemër të sinqertë që nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe që Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij, e që të mos ia ketë ndaluar All-llahu atij Xhehenemin.” (Muadhi) Tha: “O i Dërguari i All-llahut, a t’ua kumtoj këtë njerëzve që të gëzohen?” Tha: “Atë-herë, do t'i mbështeten.” Muadhi këtë e kumtoi pak para vdekjes, nga frika se do të bëjë mëkat për fshehjen e një diturie.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 420
Shpresa (err-rrexh’a)
420
Muttefekun alejhi