Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet kur jobesimtari e bën një bamirësi, ai do të shpërb-lehet për të me furnizim (kënaqësi) të kësaj bote, kurse besimta-rit, All-llahu ia deponon shpërblimet për ahiret, kurse për këtë botë i jep furnizim sipas dëgjueshmërisë së tij.” Në një trans-metim tjetër thuhet: “Vërtet All-llahu nuk e dëmton një besimtar për një bamirësi, i jep për të në këtë botë, por e shpërblen edhe në botën tjetër (ahiret). Kurse jobesimtari (kafiri) për bamirësinë e tij që e bën për All-llahun e Madhëruar shpërblehet me furnizim në këtë botë - ndaj kur të shkojë në botën tjetër nuk do të ketë asnjë bamirësi që të shpërblehet.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 433
Shpresa (err-rrexh’a)
433
Transmeton Muslimi