Rijadus-Salihin · Hadithi 473

Vlera e jetës askete (zuhd) në këtë botë, inkurajimi për t’u kënaqur me pak dhe vlera e varfërisë
473 Transmeton Buhariu

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Vërtet, unë i kam parë shtatëdhjetë sofistë (të varfërit që nuk kanë pasur shtëpi, andaj kanë banuar në sofa të xhamisë gjatë kohës së alejhis-selamit) asnjëri prej tyre nuk kishte gunë (mbulesë të gjatë të trupit), por vetëm ndërresë (çarçaf për mbulimin prej mesit e teposhtë) ose vetëm këmishë të thjeshtë të lidhur për qafe. Ato, disa-ve iu arrinin deri nën gjunj, kurse disave deri në nyell të këmbëve, të cilat e mbanin me dorë nga frika se mos u shihen vendet e turpshme (avreti).”