Rijadus-Salihin · Hadithi 505

Vlera e urisë, e jetës modeste dhe vlera e modestisë në ngrënie, pirje, veshmbathje dhe në dëfrimet e tjera të shpirtit si dhe braktisja e kënaqësive
505 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. se ka thënë: “Unë jam i pari i arabëve që kam gjuajtur shtizën në rrugë të All-llahut. Kemi qenë në betejë me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe nuk kemi pasur tjetër ushqim përveç fletëve të hublës dhe semurës (dy lloje drush të shkretëtirës), saqë ndonjëri prej nesh i nxirrte jashtë (kur e kryente nevojën) sikurse i hanë delet e që nuk përzihej (nga thatësia).”