54
Muttefekun alejhi
Nga Ebu Ibrahim Abdull-llah ibn Ebi Evfa r.anhuma përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në një prej ditëve kur priste takimin me armikun deri në fillim të perëndimit të diellit, u ngrit dhe u tha të pranishmëve: “O njerëz, mos e dëshironi përleshjen me armikun, luteni All-llahun për shëndet, por, kur të përlesheni me armikun atëherë bëhuni të qëndrueshëm dhe dijeni se Xheneti është nën hije të shpatave.” Pastaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “O Zoti im, që je Shpallës i Librit, Lëvizës i reve, Mundës i aleatëve (në luftën e Hendekut), mundi ata dhe neve na ndihmo ndaj tyre!”
Ndihma dhe suksesi janë nga All-llahu xh.sh.