Rijadus-Salihin · Hadithi 579

Përkujtimi i vdekjes dhe shkurtimi i shpresës
579 Transmeton Buhariu

Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se ka thënë: “Më kapi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për krahu dhe më tha: “Jeto në këtë botë si të jesh i huaj ose udhëtar.” Kurse vetë Ibni Umeri r.a. thonte: “Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin, kurse kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Derisa je i shëndoshë, përgatitu për sëmundje, kurse gjatë jetës, përgatitu për vdekje.”