Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet më i dashuri tek unë prej jush dhe më afër meje Ditën e Gjykimit do të jetë ai që është me moral më të lartë. Më të urryerit tek unë dhe më të largët prej meje Ditën e Gjykimit do të jenë ata që flasin shumë, ata që flasin me mendjemadhësi si dhe ata që flasin me gojën plot.” Shokët (as-habët) i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne i njohim ‘thartharët’ (që flasin shumë) dhe ‘muteshed-dikët’ (ata që imponohen), por kush janë ‘mutefejhi-kët’?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Mendjemëdhenjtë!”
Tirmidhiu transmeton gjithashtu mendimin e Abdull-llah ibni Mubarekut, rreth shpjegimit të karakterit të mirë (morali i lartë), i cili përbëhet prej fytyrës së ndritshme, vazhdimësisë së përhershme në vepra të mira dhe largimit nga ato vepra të cilat i shqetësojnë të tjerët.