← Kthehu te rezultatet për „allahu eshte drita e qiejve dhe e tokes“

Rijadus-Salihin · Hadithi 665

Për valiun (sunduesin) e drejtë

Nga Abdull-llah ibni Amr ibni El-Asi r.anhuma tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njerëzit e drejtë tek All-llahu do të jenë në minbera prej nurit (dritës): ata persona që kanë gjykuar në mënyrë të drejtë, ata që ishin të drejtë në familjet e tyre, si dhe ata që janë të drejtë me ata që i kanë nën mbikëqyrje.”

Gabim?