Rijadus-Salihin · Hadithi 689

Për turpërimin, vlerën e tij dhe nxitja për pasurimin me të
689 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte i turpërueshëm, më i turpërueshëm sesa virgjëresha në rrobat e saj. Kur shihte diçka që nuk i pëlqente, ne e hetonim këtë në fytyrën e tij.”

Thelbi i turpit, sipas mendimit të dijetarëve eminentë, është karakteri që e nxit njeriun që t’i braktisë të këqijat dhe që e ndalon që të mos ia japë të drejtën që i takon secilit person. Ndërsa Ebul Kasim El-Xhunejdi r.a. duke e përshkruar turpin thotë: “Turpi është shikimi i shenjave të All-llahut, d.m.th. shenjat e begative të Tij dhe shikimi i mungesave të veta. Produkt i këtyre të dyjave është turpi.”