Rijadus-Salihin · Hadithi 714

Përgëzimi dhe urimi janë virtyt fetar
714 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Musa El-Eshariu r.a., i cili mori abdest në shtëpinë e vet, pastaj doli nga shtëpia dhe tha: “Gjithsesi do ta shoqëroj Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe do ta kaloj me të këtë ditë.” Shkoi në xhami dhe pyeti për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Të pranishmit i thanë: “Shkoi atje!” Esh’ariu tha: “Unë dola prej xhamisë dhe shkova pas tij, duke pyetur për të, derisa arrita tek pusi i Erisit. Aty qëndrova tek dera, derisa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i mbaroi punët e veta dhe mori abdest. Pastaj u ngrita afër tij, ndërsa ai ishte ulur në pusin e Erisit. Qëndronte në mesin e lartësisë së pusit, i kishte përvjelur këmbët dhe i kishte lëshuar në pus. Unë e përshëndeta me selam, pastaj u ktheva, u ula tek dera dhe thashë: “Vërtet sot do të jem portieri i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Pastaj arriti Ebu Bekri r.a. e shtyu derën dhe unë i thashë: “Kush është?” Tha: “Unë jam Ebu Bekri.” Unë pastaj ia ktheva: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i thashë: “Ebu Bekri kërkon leje të hyjë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Lëre të hyjë dhe përgëzoje se do të shkojë në Xhenet!” Unë pastaj u ktheva tek Ebu Bekri dhe i thashë: “Urdhëro, hyr. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. të përgëzon me Xhenet. Ebu Bekri hyri dhe u ul në anën e djathtë të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në pjesën e sipërme të arkës së pusit dhe të dy këmbët i shtiu në pus, ashtu siç kishte vepruar i Dërguari i All-llahut, dhe i përvoli teshat. Unë prapë u ktheva, u ula, dhe e lashë në shtëpi vëllanë tim të marrë abdest dhe të vijë pas meje. Atëherë kam thënë: “Nëse All-llahu xh.sh. i jep ndonjë të mirë (duke menduar për vëllanë tim, i cili kishte mbetur në shtëpi duke marrë abdest), do t’i vijë.” Kur, dikush trokiti në derë, dhe unë pyeta: “Kush është?” Ai u përgjigj: “Umeri, i biri i Hattabit!” Unë i thashë: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e përshëndeta me selam, pastaj i thashë: “Umeri kërkon të hyjë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Lëre dhe përgëzoje me Xhenet.” Unë u ktheva te Umeri r.a. dhe i thashë: “Urdhëro, hyr! Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. të përgëzon me Xhenet.” Ai hyri dhe u ul në anën e majtë të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., në pjesën e epërme të pusit dhe i shtiu këmbët në të. Pastaj unë u ktheva, u ula dhe thashë: “Nëse All-llahu ia dëshiron të mirën (mendon në vëllanë e vet), do t’i vijë.” Atëherë dikush trokiti në derë. Unë prapë pyeta: “Kush është?” Ai u përgjigj: “Uthmani, i biri i Affanit.” Unë iu përgjigja: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe e lajmërova për ardhjen e Uthmanit. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Lejoje të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet si dhe belanë e cila do t’i ndodhë.” Unë u ktheva tek Uthmani dhe i thashë: “Urdhëro, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. të përgëzon me Xhenet dhe belanë e cila do të ndodhë.” Uthmani r.a. e gjeti pjesën e epërme të pusit të mbuluar dhe u ul në anën tjetër të posit.” Seid ibnu Musej-jeb thotë: “Uljen e këtyre e kam shpjeguar me varrezat e tyre.”

Ebu Musa El-Esh’ariu në një rivajet shton: “Kur Uthmani mori vesh për lajmin e gëzuar për Xhenet, e falënderoi All-llahun xh.sh. e pastaj tha: “All-llahul Musteanu” (All-llahu është Ai prej të cilit kërkoj ndihmë).”