Rijadus-Salihin · Hadithi 721

Përshëndetja me mikun dhe porosia para ndarjes për shkak të udhëtimit ose për diçka tjetër, lutja për të si dhe kërkimi i lutjes prej tij
721 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadith hasen

Enesi r.a. thotë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe tha: “Unë kam vendosur të udhëtoj, më përgatit me diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “All-llahu të përgatittë me devotshmëri (takualluk)!” Njeriu prapë tha: “Shto diçka tjetër!” Pejgamberi s.a. v.s. i tha: “Dhe t’i faltë mëkatet!” “Shto prapë!” I Dërguari i All-llahut tha: “Dhe ta lehtësoftë ty të mirën (hajrin), kudo që të jesh!”