76
Muttefekun alejhi
Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O Zoti im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, te Ti jam mbështetur, te Ti jam kthyer dhe në emër Tënd i luftoj (armiqtë e fesë). O Zoti im, i mbështetem madhërisë Tënde, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, të më ruash nga lajthitja. Ti je i Gjallë që nuk vdes, kurse xhinnët dhe njerëzit vdesin.”
Ky është transmetim i Muslimit, kurse Buhariu e ka shkurtuar.