Rijadus-Salihin · Hadithi 83

Bindja (jekîn) dhe mbështetja (tevekkul)
83

Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme, emri i së cilës ishte Hind bintu Ebi Umejje Hudhejfe el-Mahzumijje r. anha, se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur dilte nga shtëpia e tij thonte: “Në emër të All-llahut, mbështetem në All-llahun: O Zoti im, të drejtohem për mbrojtje të mos lajthis e as të më lajthis dikush, të mos rrësh-qas e as të më bëjë dikush të rrëshqas, të mos bëj zullum e as të më bëjnë zullum, të mos e injoroj askënd, e as mos të injorohem nga të tjerët.”