Rijadus-Salihin · Hadithi 9

Sinqeriteti dhe nijeti (qëllimi) në të gjitha veprat dhe fjalët e hapta dhe të fshehta
9 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a.: “E kanë pyetur të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për njeriun që lufton për të treguar trimëri dhe që lufton nga urrejtja dhe për sy të botës: Cila prej këtyre (luftërave) është në rrugë të All-llahut?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë: “Kush lufton (me armikun) vetëm për dominim dhe epërsi të Fjalës së All-llahut (fesë së Tij - Islamit), vetëm ai është në rrugë të All-llahut.”