Rijadus-Salihin · Hadithi 901

Për vizitën e të sëmurit
901 Transmeton Muslimi

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit: “O njeri, isha i sëmurë dhe nuk më vizitove!” Njeriu atëherë do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të të vizitoj Ty, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur se robi im ishte i sëmurë dhe nuk e ke vizituar? A nuk e di se, sikur ta kishe vizituar, me siguri do të më kishe gjetur Mua tek ai. O njeri, kam kërkuar prej teje ushqim, por nuk më ke dhënë.” Njeriu do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të të jap unë Ty ushqim, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur që robi im ka kërkuar prej teje ushqim e ti nuk i ke dhënë? A nuk e ke ditur se, sikur t’i kishe dhënë ushqim, do të më kishe gjetur Mua tek ai. O njeri, Unë kam kërkuar prej teje të më japësh ujë, por ti nuk më ke dhënë të pijë!” Njeriu do të thotë: “O Zoti im, si do të të jap unë Ty ujë, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “Ka kërkuar robi Im ujë prej teje e ti nuk i ke dhënë. Sikur t’i kishe dhënë ujë atij, do të më kishe gjetur Mua tek ai!”