Rijadus-Salihin · Hadithi 903

Për vizitën e të sëmurit
903 Transmeton Muslimi

Thevban r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Musli-mani, kur e viziton vëllanë e vet musliman, vazhdimisht është në hurfen e Xhenetit derisa të kthehet.” Të pranishmit e pyetën se ç’është hurfa e Xhenetit? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Ata janë portokajt e këputur, pemët e Xhenetit.”