Rijadus-Salihin · Hadithi 905

Për vizitën e të sëmurit
905 Transmeton Buhariu

Enesi r.a. thotë: “Një djalë i ri çifut shërbente tek i Dërguari i All-llahut dhe një ditë u sëmur. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. erdhi ta vizitojë, u ul afër kokës së tij dhe i tha: “Pranoje Islamin!” Djaloshi e shikoi babanë e vet, i cili ishte aty. I ati i tha: “Dëgjoje Ebul Kasemin!” Djaloshi e pranoi Islamin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë doli duke thënë: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili e shpëtoi nga zjarri i Xhehenemit.”