929
Muttefekun alejhi
Usame ibnu Zejdi r.anhuma thotë: “Njëra prej vajzave të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dërgoi dike tek i Dërguari i All-llahut që t’i tregojë dhe ta thërrasë se një fëmijë apo djalë i saj, është para vdekjes. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha të dërguarit të saj: “Kthehu tek ajo dhe thuaj se e All-llahut është e tërë ajo që e merr, e All-llahut është edhe ajo që e jep dhe çdo gjë ke Ai e ka kufirin (exhelin) e caktuar dhe për këtë urdhëroje atë që të bëjë durim dhe të llogarisë në dëmshpërblim (kompensim).” (Transmetuesi e përmend hadithin në tërësi)