Rijadus-Salihin · Hadithi 932

Lejohet të qarët pas të vdekurit pa vajtuar
932 Transmeton Buhariu dhe një pjesë Muslimi

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. hyri tek i biri i tij, Ibrahimi, i cili ishte para vdekjes dhe iu mbushën sytë me lotë dhe Abdurrahman ibnu Avfi i tha: “Edhe ti, o i Dërguari i All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “O ibnu Avf, kjo është mëshirë”, e pastaj vazhdoi: “Vërtet syri qan, zemra dëshpërohet, por ne nuk do të themi përveç atë me të cilën është i kënaqur Zoti ynë. Ne për shkak të ndarjes tënde, o Ibrahim, jemi të pikëlluar.”

Hadithet rreth kësaj teme janë të shumta dhe të njohura në Sahih.