Nga Hudhejfe dhe nga Ebu Dherri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur binte në shtrat, thonte: “Me emrin tënd, o All-llah, unë jetoj dhe vdes.”
Rijadus-Salihin · Fjalët e ndryshme para gjumit
Argumentet nga Kurani
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend. Për ata që e përmendin All-llahun në këmbë, edhe ulur, edhe ratë dhe mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës.”
(Ali Imran, 190-191)
Nga Aliu r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë atij dhe Fatimes r. anhuma si vijon: “Kur të shkoni për në shtrat, apo kur të shtriheni në shtrat, thoni tridhjetë e tri herë All-llahu ekber, tridhjetë e tri herë shubhanall-llah dhe tridhjetë e tri herë el-hamdu lil-lah.” Në një transmetim thuhet: “Subhnall-llahu ëshë tridhjetë e katër herë”, kurse sipas një transmetimi tjetër: “All-llahu ekber është tridhjetë e katër herë.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur ndonjë nga ju të shkojë për në shtrat, le ta shkundë shtratin me ndonjë mjet, le ta fshijë me brendinë e izarit (material për veshje) të tij, sepse nuk është e njohur se ç’ka hyrë pas tij në shtrat e pastaj le të thotë: Me emrin Tënd, o Krijuesi im, bie në shtrat dhe ngrihem nga ai, nëse më lë (më vdes) atëherë mëshirohu, e nëse më lë në jetë, atëherë më ruaj siç i ruan robërit e Tu të mirë.”
Nga Aishja r. anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur ulej në shtrat, frynte në duart e tij dhe lexonte mbi to dy muavedhetejna (Felek dhe Nas), e atëherë me duart e tij e fërkonte trupin e tij. Gjuhëtarët pohojnë se shprehja “en-nefthu” - fryerje - ka qenë pa zë.
Nga Bera’ b. Azibi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka thënë mua: “Kur të nisesh për në shtratin tënd, merr abdest si për namaz, e pastaj shtriu në anën e djathtë dhe thuaj: “All-llahu im, po të dorëzohem Ty, gjendjen time po ta besoj Ty, strehohem nën mbrojtjen Tënde, me dëshirë nga Ti dhe nga frika prej Teje. Strehim dhe shpëtim nuk ka prej Teje përveç te Ti. Besoj në Librin Tënd që e ke shpallur dhe Pejga-mberin Tënd që e ke dërguar. Nëse vdes, vdes i pastër. Këto fjalë le të jenë fjalët e fundit.”
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur shkon-te në shtratin e tij, thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut që na ushqeu dhe na dha të pimë, që kujdeset për ne dhe na strehon, e sa janë ata që nuk kanë mbrojtës e strehues.”
Nga Hudhejfe r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur dëshironte të flente, dorën e tij të djathtë e vendoste në fytyrën e tij, e atëherë thonte: “All-llahu im, më ruaj nga dëni-mi yt ditën kur do t’i rignjallësh robërit e Tu.” 364 363