Nga Aishja r. anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur ulej në shtrat, frynte në duart e tij dhe lexonte mbi to dy muavedhetejna (Felek dhe Nas), e atëherë me duart e tij e fërkonte trupin e tij. Gjuhëtarët pohojnë se shprehja “en-nefthu” - fryerje - ka qenë pa zë.
Në transmetimin tjetër, të Buhariut dhe Muslimit, thuhet se “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur shkonte në shtrat, çdo natë i bashkonte shuplakat e tij, frynte në to dhe lexonte: “Kul huuall-llahu ehad, Kul eudhu birabbi-l-felek dhe Kul eudhu bi rabbi-n-nas”, e pastaj me to e fërkonte sa ishte e mundur trupin e tij. Fillonte (të fërkojë) me duart e tij nga koka dhe fytyra e tij dhe pjesën tjetër të përparme të trupit. Këtë e bënte nga tri herë.”