Rijadus-Salihin · Mustehab është që për rrugë të gjata të gjesh shok të mirë, e, nëse udhëtohet në grupe, të zgjidhet udhëheqësi

966 Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu, hadith hasen

Amr ibn ShuajbI, nga gjyshi i tij përmes babait të tij, trans-meton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një kalorës i vetëm është një shejtan (i humbur), dy kalorës janë dy shejtanë (të humbur), ndërsa tre kalorës janë udhëtarë.”

967 Transmeton Ebu Davudi me isnad të mirë - hadith hasen

Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra r.anhuma tregojnë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur tre veta nisen për në rrugë, le ta zgjedhin menjëherë njërin për prijës (udhëheqës) të vetin.”

968 Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen

Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shoqëria më e mirë është prej katër vetave, çeta më e mirë është patrulla prej katërqind vetave, ndërsa ushtria më e mirë është prej katërmijë vetave. Dymbëdhjetëmijë ushtarë nuk mund të pësojnë disfatë prej grupeve të vogla.”