Rijadus-Salihin · Hadithi 968

Mustehab është që për rrugë të gjata të gjesh shok të mirë, e, nëse udhëtohet në grupe, të zgjidhet udhëheqësi
968 Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen

Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shoqëria më e mirë është prej katër vetave, çeta më e mirë është patrulla prej katërqind vetave, ndërsa ushtria më e mirë është prej katërmijë vetave. Dymbëdhjetëmijë ushtarë nuk mund të pësojnë disfatë prej grupeve të vogla.”