Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çdo piktor do të shkojë në zjarr. Çdo figure që ka punuar do t’i krijohet shpirti dhe do ta dënojë në zjarr (piktura).” Ibni Abbasi ka thënë: “Nëse këtë duhet ta bësh patjetër, atëherë puno drurin dhe figurat që nuk kanë shpirt.”
Rijadus-Salihin · Për ndalimin e pikturimit të shtazëve në shtrojë, në mure, në rroba, në para, në jastëk etj. për ndalimin e trajtimit të figurave (idhujve) dhe fotografive jashtë mureve dhe objekteve e lokaleve të tjera dhe për urdhrin e shkatërrimit të figurave kudo që t’i gjejmë
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush e trajton një figurë, në Ditën e Gjykimit do të obligohet ta frymëzojë me shpirt, por ai nuk është frymëzues i shpirtit.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Dënimi më i ash-për në Ditën e Gjykimit do të jetë për piktorët, ata që trajtojnë figura.”
Nga Ebu-l Hejjaxh Hajjan b. Husajni transmetohet të ketë thënë: “Më ka thënë mua Ali (b. Ebi Talibi) r.a.: “A nuk do të të tregoj atë që më ka treguar i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.? Ajo është të mos lë fotografi pa e asgjësuar dhe as ndonjë varr të dekoruar pa e rrafshuar”