Rijadus-Salihin · Hadithi 1689

Për ndalimin e pikturimit të shtazëve në shtrojë, në mure, në rroba, në para, në jastëk etj. për ndalimin e trajtimit të figurave (idhujve) dhe fotografive jashtë mureve dhe objekteve e lokaleve të tjera dhe për urdhrin e shkatërrimit të figurave kudo që t’i gjejmë
1689 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çdo piktor do të shkojë në zjarr. Çdo figure që ka punuar do t’i krijohet shpirti dhe do ta dënojë në zjarr (piktura).” Ibni Abbasi ka thënë: “Nëse këtë duhet ta bësh patjetër, atëherë puno drurin dhe figurat që nuk kanë shpirt.”