Rijadus-Salihin · Nënçmimi i ushqimit është i palejueshëm, andaj preferohet lavdimi i tij

740 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. asnjëherë nuk ka përmendur të meta në asnjë ushqim, nëse i ka ardhur i shijshëm e ka ngrënë, e nëse nuk e ka pëlqyer e ka lënë.”

741 Transmeton Muslimi

Nga Xhabiri r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kërkoi nga familja e vet t’i sjellin për ushqim erëza, por ata i thanë: “Nuk kemi asgjë tjetër përveç uthullës.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë kërkoi uthull, pastaj filloi të hajë duke thënë: “Sa të mira janë erëzat dhe uthulla, sa të mira janë erëzat dhe uthulla!”